Bie breshër në Podujevë
Prishtinë, 5 qershor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se një mot me erë dhe rrebeshe shiu të përcjellura me breshër e ka goditur rajonin verior dhe veriperëndimor të Podujevës.
Kohëzgjatja e kësaj gjendje labile të motit ishte rreth 30min dhe sasia e reshjeve të regjistruara për këtë interval kohorë ishte 31mm ( 31 l/m2 ), thuhet ne komunikatën e IHKM-së.