BERZH mbështet agrobiznesin shqipëtar
Tiranë, 4 gusht - Një projekt për aksesin financiar në bujqësinë shqiptare me fonde të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pritet të fillojë në shtator.
Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë Edmond Panariti pas nënshkrimit të hënën në Tiranë të marrëveshjes me BERZH-in, me synim mbështetjen e kreditimit bujqësor. ATSH njofton se projekti do të zgjatë 3 vjet.
Shqipëria ka një potencial të madh të pashfrytëzuar të agrobiznesit, por që është penguar nga informaliteti dhe aksesi i kufizuar në financa.
BERZH po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për projektin \"Mbështetje e agrobiznesit shqiptar\", që synon lehtësimin e kreditimit në këtë sektor. Qysh nga nisja e veprimtarisë së saj në Shqipëri në vitin 1992 BERZH ka investuar 1 miliard euro në 70 projekte në sektorë të ndryshëm ekonomikë.