25 Dhjetor 2024

BERZH 100 milion euro për bujqësinë shqiptare

Tiranë, 14 tetor - BERZH do të japë një financim prej rreth 100 milionë euro për mbështetjen e bujqësisë, nëpërmjet mobilizimit të fondeve të garancisë.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është takuar me drejtorin e BERZH për Shqipërinë, Kristof Denk, lidhur me këtë mekanizëm të ri financiar.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të jetë katalizatore e një procesi që synon të përfshijë edhe mjaft banka të nivelit të dytë me portofol krediti, kushtuar bujqësisë.

BERZH angazhohet për mbulimin e humbjeve fillestare dhe zbutjen e riskut në financim, ndërsa qeveria shqiptare angazhohet të mobilizojë fondet e garancisë për injektimin e këtyre fondeve në prodhimin bujqësor, agropërpunim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për bujqësinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)