Berisha: Nuk e ndalim importin e patates nga Kosova
Korçë, 20 shkurt Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u ka thënë bujqve korçarë se Shqipëria nuk do të ndalë importin e patates nga Kosova.
Ai nuk do tua plotësojë dëshirën prodhuesve të patates në Korçë, pasi bilanci tregtar i Kosovës me Shqipërinë është 9 herë më i vogël, por u ka premtuar atyre se do të ngrejë sa më shpejt fabrikën e përpunimit të patates dhe impiantet e ftohjes.
Cilido që do të shikojë kompjuterin aty do të gjejë se nga Shqipëria në Kosovë eksportohen 180 milionë euro prodhime dhe janë importuar 20 milionë euro. Ky është bilanci. Tani me këtë situatë ato që përfitojnë totalisht në këtë shkëmbim është ultësira bregdetare, sepse ultësia është 3 javë deri në 1 muaj para Kosovës në prodhime, u ka thënë kryeministri Berisha prodhuesve të patates nga Korça, të cilët një muaj më parë u hodhën në protestë për të kërkuar nga autoritetet qeveritare që të bllokojnë importin e patates nga Kosova dhe të mollës nga Maqedonia.
Kreu i Ekzekutivit shqiptar u ka thënë korçarëve se nuk do të prishim kompjuterin (ndalim importin e patates në Kosovë), por do të gjejmë alternativa të tjera, pasi Kosova konkurron Shqipërinë me patate.
Korça ka të njëjtat kushte prodhimi si Kosova, pra prodhime të vonshme. Ajo që ne duhet të bëjmë me shpejtësi, jo të prishim kompjuterin, por duhet të ndërtojmë këtu fabrikat e përpunimit të patateve, të mbjellin, të prodhojnë sa më shumë dhe ne tu krijojmë mundësi përpunimi, tha Berisha. N
ë kushtet e konkurrencës kryeministri Sali Berisha u ka thënë bujqve korçarë që të përshtaten me kushtet e tregut.
Sesi përshtatet fermeri me tregun, kjo është çështje e tij, jo e qeverisë, e shet më lirë apo me shtrenjtë, ai do të mësojë vetvetiu të gjejë rregullin e shitjes, por ju garantoj që Shqipëria eksporton 8 deri 9 herë më shumë në Kosovë sesa importon prej saj dhe ata që përfitojnë janë zonat e ultësirës.\"
\"E gjithë ultësira nga Konispoli deri në Bunë eksportoi sasi kolosale të prodhimit nga të gjitha llojet në Kosovë. Kosova prodhon më shumë patate, atëherë ne duhet të përpunojmë pataten e Korçës, ne nuk mund të themi mos mbillni patate, jo, mbillni dhe prodhoni sa më shumë patate, u ka thënë në vazhdim Berisha bujqve korçarë. Shqipëria ke hequr referencat doganore për prodhimet vendore me Kosovën.
Referencat në doganat Shqipëri-Kosovë, sidomos për artikullin patate kanë qenë objekt i një debati prej më shumë se dy vjetësh midis zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve.
Në tetor të vitit kaluar në doganat e Shqipërisë e Kosovës ka filluar aplikimi i marrëveshjes për heqjen e dyfishtë të referencave për prodhimet vendore.
Ky akt u mirëprit nga biznesi i të dyja vendeve duke shtuar njëherësh edhe bilancin e eksport-importit midis dy shteteve.
Por në muajin dhjetor, zyrtarët e Shqipërisë aplikuan sërish referencat për prodhimet vendore të Kosovës, por ky vendim zgjati vetëm tri ditë pasi u anulua për shkak të presionit të palës së Kosovës.
Të gjitha prodhimet vendore, të të dyja vendeve aktualisht nuk kanë çmim reference, por ato do të taksohen në bazë të faturave të çmimit të blerjes që paraqet importuesi. Kjo mënyrë taksimi aplikohet edhe në doganën e Kosovës për prodhimet vendore të Shqipërisë.
Ky vendim i Qeverisë shqiptare ka nxitur reagimin e bujqve korçarë, të cilët i kërkuan Qeverisë shqiptare që të ndalë importin e patates nga Kosova dhe mollës nga Maqedonia.
Importuesit e patates në Kosovë shprehen se bllokimi i importit të patates nga Kosova do të jetë në dëm të konsumatorit shqiptar, pasi pas janarit patatja e Korçës e humb cilësinë e saj, ndërkohë që patatja kosovare e ruan cilësinë deri në pranverë.