BE publikoi një paketë ligjore për mbrojtjen e sigurisë ushqimore
Bruksel, 8 maj - Komisioni Europian publikoi një paketë të re ligjore të shëndetit të bimëve dhe kafshëve, për të forcuar administrimin e higjienës dhe të sigurisë ushqimore.
Komisionari i BE-së për Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit Tonio Borg u shpreh se kjo paketë synon hartimin e rregullave më të arsyeshme për një ushqim më të sigurt.
Një arsye tjetër e publikimit të kësaj pakete ligjore është \"skandali i mishit të kalit\", që ndodhi kohët e fundit në Europë.
Edhe pse ky nuk ishte një problem i sigurisë ushqimore, veprime të tilla mashtruese mund të shkaktojnë panik te konsumatorët europianë.
Meqenëse bujqësia dhe industria ushqimore zënë një vend të rëndësishëm në ekonominë e BE-së, Komisioni mori vendimin ta forcojë kontrollin në këtë drejtim.
Komisionari Borg u shpreh se, në krahasim me sistemin e kaluar të kontrollit, paketa e re përmban përmirësime në tre drejtime.
\"Pasi të miratohet kjo paketë, do të ndëshkohet çdo shkelje dhe shuma e gjobës do të jetë e lidhur me fitimin e paligjshëm.\"
\"Nëse do të hasen incidente të ngjashme si ai i mishit të kalit, Komisioni Europian ka të drejtë t\'i detyrojë, e jo vetëm t\'i këshillojë, vendet anëtare të bëjnë kontrollin përkatës.\"
\"Çdo kontroll zyrtar duhet të zhvillohet në mënyrë të befasishme, për të forcuar mjetet e metodat tona kundër mashtrimit,\" tha z. Borg.
Paketa e re ligjore do të hyjë në fuqi pas miratimit nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës.