23 Dhjetor 2024

BE ofron mbështetje për agro bizneset në Kosovë

Prishtinë, 11 dhjetor - Bashkimi Evropian do të kontribuojë € 4,250 milionë për 12 projekte të përzgjedhura që merren me përpunimin e produkteve të qumështit, mishit, drithërave, verës, frutave dhe perime. Fillimi zyrtar i granteve të financuara nga BE në bujqësi dhe zhvillim rural u mbajt sot në Prishtinë.

Grantet do të ndihmojnë në përmirësimin e përpunimit dhe marketingut, higjienës, cilësisë dhe standardeve të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e mjedisit në tri nën-sektorët e bujqësisë: përpunimn e qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve. Kjo do të shpie në rritjen e konkurrueshmërisë të sektorit bujqësor, si dhe besimit më të lartë të konsumatorit në produkte vendore.

Përveç kësaj grantet e BE-së do të rrisin kontributin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në rritjen ekonomike në Kosovë.

Programi do të mbështesë përmirësimin e shfrytëzimit të produkteve dytësore, krijimin e produkteve me vlerë më të lartë të shtuar, krijimin e depove të ftohta, futjen e sistemit të menaxhimit të sigurisë së ushqimit HACCP, përmirësimin e marketingut dhe etiketimit të produkteve ushqimore, përmirësimin e linjave të prodhimit dhe objekteve që përmbushin standardet e BE-së, përfshirë kontrollin e kualitetit të modernizimit të pajisjeve.

Nëpërmjet një procesi të detajizuar të përzgjedhjes 12 kompanitë janë zgjedhur në bazë të aftësisë dhe përkushtimit të tyre për të demonstruar se prodhimi konkurrues dhe eksporti i produkteve ushqimore është i mundur nga Kosova përmes marketingut më të mirë, cilësisë së përmirësuar dhe zbatimit të standardeve të sigurisë ushqimore dhe të shëndetit publik të njohura ndërkombëtarisht.

Që nga viti 1999 ,Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 70 milion € për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë dhe kjo skemë e granteve rurale e BE-së është pjesë e programit të gjerë për të mbështetur jetesën e qëndrueshme në zonat rurale .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)