BE ofron 5 milion euro për fermerët e Kosovës
Bashkimi Evropian do të kontribuojë me 5 milion euro në më shumë se 13 projekte të përzgjedhura të cilat do të merren me përpunimin e qumështit, mishit, pemëve dhe perimeve.
Ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci, tha se zhvillimet e deritashme për krijimin dhe forcimin e kapaciteteve administrative dhe zhvillimore janë ndjekur dhe mbështetur në mënyrë aktive nga Komisioni Evropian dhe këto zhvillime kanë ridimensionuar edhe mbështetjen e donatorëve me prioritet zhvillimin e kapaciteteve tregtare dhe prodhuese, për të bërë të mundur jo vetëm nxitjen e zhvillimit të reformave legjislative, por edhe arritjen e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të vazhdueshëm dhe afatgjatë.
Etapa zhvillimore nëpër të cilën po kalojmë si vend është përplot me diversitete, por rrugëtimi ynë, përveç që eshte i mbështetur në mundësitë që ofrojnë segmentet strukturore ekonomike, të tilla çfare i kemi pranë, nëpër fshatra dhe rajone të ndryshme, mbështetet edhe në strategji konceptuale të linjëzuara me politikat e BE-së dhe në këtë sens, të gjitha politikat zhvillimore dhe strategjike të Ministrisë së Bujqësisë, duke përfshirë format, masat dhe gjitha instrumentet, janë të orientuara në mbështetje të faktorëve të prodhimit për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, tha ministri Stavileci.
Kjartan Björnsson, Drejtor i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian shpjegoi se grantet do të ndihmojnë në përmirësimin e përpunimit dhe marketingut, standardet higjienike, të kualitetit dhe të sigurisë së ushqimit dhe mbrojtjen mjedisore në tre nënsektorë të bujqësisë siç janë: përpunimi i qumështit, mishit, si dhe pemëve dhe perimeve.
Ai tha: Kjo do të rezultojë me konkurrentshmëri më të lartë në sektorin e bujqësisë, si dhe besim më të madh të konsumatorëve për produktet vendore\" .
Përveç kësaj, grantet e BE-së do të rrisin kontributin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në rritjen ekonomike të Kosovës.
Programi do të përkrahë përmirësimin e shfrytëzimit të produkteve anësore, futjen në përdorim të produkteve me vlerë më të lartë të shtuar, krijimi i objekteve të mëdha ftohëse, përdorimi i sistemit HACCP për menaxhimin e sigurisë së ushqimeve, përmirësimi i marketingut dhe etiketimit të produktive ushqimore të përpunuara, avancimin e linjave të prodhimit dhe objekteve për të përmbushur standardet e BE-së, përfshirë këtu modernimizimin e pajisjeve për kontrollin e kualitetit.
Me anë të një procesi të thukët të përzgjedhjes, janë zgjedhur 13 komani në bazë të kapaciteit dhe përkushtimit të tyre për të demonstruar se prodhimtaria konkurrente dhe eksportimi i produkteve ushqimore është i mundshëm në Kosovë përmes marketingut më të mirë, kualitetit më të mirë dhe përmes implementimit të standardeve të njohura ndërkombëtarisht për sigurinë e ushqimit dhe shëndetit publik.
Bashkimi Evropian që nga viti 1999 ka akorduar 70 milion euro për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë dhe kjo skemë e granteve rurale të BE-së është pjesë e një programi ekstensiv për përkrahjen e jetës së qëndrueshme në zona rurale.
I pranishëm në këtë ngjarje promovuese ishte edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit, Valdet Gjinovci, i cili në emër të agjencisë që drejton shprehu gatishmërinë që të ofroj mbështetjen e nevojshme për realizimin e kësaj skeme.
Duke pasur parasysh faktin se shtetet e BE-së aplikojnë standardet më të larta në raport me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, AUV-i do të ofroj në dispozicionin tuaj të gjitha njohuritë profesionale dhe teknike, në drejtim të asaj që përfituesit e këtyre granteve të jenë në gjendje të prodhojnë produkte agroushqimore që i plotësojnë standardet e BE-së dhe si rrjedhojë, të bëhen edhe më konkurruese në tregun rajonal dhe evropian, përfundoi Gjinovci.
Bashkimi Evropian që nga viti 1999 ka akorduar rreth 70 milionë euro për bujqësi dhe zhvillim rural në Kosovë dhe kjo skemë e granteve rurale të BE-së është pjesë e një programi ekstensiv për ngritjen e standardit jetësor në zonat rurale.