22 Dhjetor 2024

BE ndihmon Kosovën në menaxhimin e pyjeve

Prishtinë, 28 janar - Zyra ndërlidhëse e KE-së të premten (28 janar) do të lansoj një projekt dy vjeçar për përkrahjen e menaxhimit të pyjeve në Kosovë.

Nga ky projekt përfitojnë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilat do të udhëzohen për menaxhimin e pyjeve shtetërore dhe private sipas praktikave më të mira evropiane.

Ekspertiza do të jetë e përqendruar në zhvillimin e rrjetit kombëtar të rrugëve pyjore, menaxhimit të parqeve kombëtare, si dhe në trajtimin e çështjeve të prerjes ilegale të drunjve dhe fillimin e përdorimit të bioenergjisë nga drunjtë.  

Projekti do të vendos standardet e BE-së për menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, shprehu bindjen se implementimi i këtij projekti do të shtoj kontributin dhe do të rrisë aktivitetet e shumëllojshmërisë në këtë sektor.

“Projekti i Binjakëzimit, i cili sot po fillon zyrtarisht, synon të shtoj kontributin dhe të rrisë aktivitetet e shumëllojshmërisë, për të gjeneruar mundësi punësimi nëpër zonat rurale dhe për të ndikuar në rritjen e aftësisë konkurruese”, tha ministri Stavileci.

Ai me tutje shtoi se, përfitimet e përgjithshme që variojnë nga ky bashkëpunim dhe binjakëzim, fuqizojnë sektorin pyjor në vendin tonë, sepse ofrojnë mundësi për të mësuar nga praktikat më të mira të Austrisë, Bullgarisë, Italisë dhe vendeve të tjera, nëpërmjet vizitave të ndryshme studiuese dhe këmbimit të përvojave për çështje që kërkojnë zgjidhje racionale në të mirë të të gjithëve, si për njeriun dhe mjedisin në të cilën jeton, ashtu edhe për shfrytëzimin efiçient të resurseve pyjore.

Melvin Asin, Zëvendësdrejtor i Operacioneve në Zyrën ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha: “Pyjet ofrojnë kushte jetese për punëtorët, ndërmarrësit dhe pronarët e pyjeve, si dhe kontribuojnë dukshëm në rritjen ekonomike, vende të punës dhe prosperitet, posaçërisht në zonat rurale.  Ky projekt do të rrit rolin multifunksional të pyjeve."

Projekti pritet të stimuloj zhvillimin rural përmes përforcimit të sektorit pyjor dhe bujqësor, si dhe të punësimit në zonat rurale. Në të njëjtën kohë, projekti do të përkrahë përmirësimin e menaxhimit të zjarreve të pyjeve kombëtare, kafshëve të egra dhe menaxhimin e gjuetisë.     

Zyrtarët lokal do të përfitojnë nga ekspertiza e Austrisë, Bullgarisë dhe Italisë.  BE-ja financon këto aktivitete me 2.7 milion euro.

Kosova ka rreth 41% të territorit të mbuluar me pyje dhe këto resurse janë të rëndësishme për furnizim të vendit me lëndë të parë dhe me bioenergji.

Sektori pyjor ka rëndësi të madhe në përforcimin e ekonomisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)