BE ndihmon fermerët që u dëmtuan nga sanksionet ruse
Bruksel, 18 gusht - Bashkimi Evropian do të ndihmojë me 170 milionë euro fermerët që janë ndikuar nga ndalimi i importimit të perimeve të tyre në Rusi.
Komisioni Evropian ka njoftuar sot se ndihma do të ndihmojë fermerët që rrisin domate, karrota, lakër të bardhë, speca, lule-lakër, tranguj, kërpurdha, molla, dardha, rrush, manaferra dhe kivi.
Rusia, në fillim të muajit gusht, ka ndaluar importet e pemëve dhe perimeve dhe disa ushqime të tjera nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore.
Sanksionet janë hakmarrje për sanksionet perëndimore kundër Rusisë për shkak se Moska e aneksoi Krimenë në muajin mars dhe dyshimeve se Rusia po i ndihmon rebelët në Ukrainë lindore.
Gjatë viteve të fundit, vendet e BE-së kanë eksportuar perime dhe pemë në Rusi në vlerë prej qindra miliona dollarëve në vit.