BE ndalon pesticidet e dëmshme për bletët
Bruksel, 29 prill - Komisioni Evropian pritet që të kufizojë përkohësisht përdorimin e pesticideve që besohet se janë të dëmshme për bletët, pavarësisht mosmarrëveshjeve në mes të vendeve anëtare.
Zyrtarët e BE-s dështuan që të votojnë njëzëri mbi imponimin e ndalesës së përdorimit të neonikotinoidsëve.
Diplomatët thonë se vota e së hënës megjithatë i hap rrugën ekzektutivit të BE-së që të imponojë një ndalesë dyvjeçare në përdorimin e gjerë të pesticideve, pasi 15 nga 27 vendet anëtare votuan për një gjë të tillë.
Komisioni propozoi ndalesën, pasi që studimet shkencore bënë një lidhje në mes të neonikotinoids-ve dhe rënies së popullsisë së bletëve.
Kompanitë farmaceutike dhe fermerët kanë kundërshtuar ndalesën, duke thënë se ajo bazohet në hulumtime të mangëta.