BE mbështet AUV-in për mbrojtjen e shëndetit publik
Prishtinë, 23 mars - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizon konferencë e projektit të binjakëzimi, "Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës". Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti, Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës synon zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike të lëshuara.
Gjithashtu do të përfshihen zhvillimi i shërbimeve ekzistuese dhe paraqitja e metodave të reja testuese, me fokus të veçantë në programin testues për mbetje.
Përmes këtij projekti do të rritet niveli i mbrojtjes së shëndetit publik me anë të masave testuese mbi sigurinë ushqimore.
Hapjen e konferencës do ta bej, Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së.