22 Dhjetor 2024

BE kritikon Rusinë për vazhdimin e ndalimit të importeve

Bruksel, 16 qershor - Bashkimi Evropian shprehu pakënaqësinë e thellë ndaj Rusisë për vazhdimin e ndalimit të importeve të zarzavateve nga Europa për shkak të përhapjes së bakteries E-coli në Gjermani.

Zyrtarët e BE-së thanë sot se ndalimi rus është i pajustifikuar tani, meqenëse burimi i Ekolit është gjetur dhe është problem i lokalizuar rreth qytetit të Hamburgut në Gjermani.

Presidenti rus Dimitri Medvedev tha javën e kaluar se qeveria e tij do ta hiqte ndalimin sapo BE-ja të siguronte dokumente që vërtetonin se zarzavatet ishin të sigurta. Por ekspertët e të dy palëve duhet të bien dakort mbi dokumentin që do të pranojë Rusia.

Fermerët e zarzavateve në Europë thonë se kanë pësuar humbje të mëdha për shkak të përhapjes së bakteries e cila shkaktoi vdekjen e të paktën 38 vetave dhe sëmurjen e më shumë se tre mijë e 200 të tjerëve.

Të gjitha vdekjet, përveç njërës, dhe shumica e infeksioneve kanë ndodhur në Gjermani. Vdekja e parë e një fëmije nga Ekoli u njoftua dje.

Megjithatë, zyrtarët gjermanë të shëndetit publik thonë se numri i infeksioneve të reja ra ndjeshëm javën e kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)