22 Dhjetor 2024

BE-ja dënon Bullgarinë me 25 milionë euro

Sofje, 20 mars - Komisioni Evropian do ta dënojë Bullgarinë me rreth 25 milionë euro për shkak të shkeljeve lidhur me pagesën e drejtpërdrejt të bujqërve në vitin 2008.

Ministria e Bujqësisë konsideron se gjoba do të paguhet nga mjetet për subvencione për bujqësi, për sivjet, për çka janë paraparë rreth gjysmë miliard euro.

Ministri bullgar i Bujqësisë dhe Ushqimit, Mirosllav Najdenov, paralajmëroi se do të ankohet, për ta ulur lartësinë e gjobës.

Komisioni Evropian para një muaji gjobiti Bullgarinë me 20 milionë euro për shkak të pagesës së parregullt të subvencioneve për vitin 2007 dhe i bëri thirrje Sofjes të zbatojë politikë strikte fiskale dhe të vazhdojë me reformat e planifikuara strukturore.

Rritja ekonomike e Bullgarisë vitin e kaluar ra për 5,1 për qind, ndërsa Qeveria planifikon që ajo sivjet të rritet për 0,3 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)