BE do të mbështesë bujqësinë e ishujve grekë
Athinë, 8 tetor - Bashkimi Evropian ka në prioritetet e saj mbështetjen e me subvencione shtesë bujqësinë e ishujve grekë të prekur nga fluksi migrator.
BE-ja ka në prioritetet e saj mbështetjen e bujqësisë së ishujve grekë të prekur nga fluksi migrator prej dy vitesh, deklaroi në Athinë komisioneri evropian i Bujqësisë, Phil Hogan.
Ministri grek i Bujqësisë, Evangelos Apostolou, më informoi mbi situatën shumë të vështirë që po kalojnë ishujt në lindje të Detit Egje dhe subvencione shtesë do të parashikohen për ti mbështetur, theksoi Hogan gjatë një konference të përbashkët me ministrin grek.