BE do të marrë masa për sigurinë ushqimore
Bruksel, 27 shtator - Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ranë dakord të martën për të marrë masa ndaj problemit të sigurisë ushqimore.
Në takimin e nivelit të lartë, mbajtur të martën, palët diskutuan kryesisht për incidentin e vezëve të kontaminuara.
Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së ranë dakord për 19 masa, përfshi shtimin e komunikimit mes vendeve anëtare të BE-së.
Në rastet kur ka probleme me sigurinë ushqimore, vendet anëtare duhet të njoftojnë sa më parë në sistemin paralajmërues të ushqimeve me qëllim që vendet të nisin trajtimin e përbashkët dhe zgjidhjen e problemit.
Në shumë vende përfshi ato në BE dhe jashtë saj u gjetën vezë të kontaminuara me insekticidin fipronil, një substancë e ndaluar nga Bashkimi Europian për përdorim në industrinë e ushqimit.