30 Dhjetor 2024

BE dhe Komuna e Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit me 100 pemë të reja

Prishtinë, 3 qershor - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Szunyog, kryetari i Prishtinës Perparim Rama dhe anëtarët e familjes së BE-së do të shënojnë sot Ditën Botërore të Mjedisit duke mbjellë pemë përgjatë shkallëve Arbëri në Prishtinë.

Ata do të finalizojnë mbjelljen e 100 pemëve të reja që do të kontribuojnë për ta bërë Prishtinën një qytet më të gjelbër dhe për të përfunduar korridorin e gjelbër të qytetit.

Ambasadori Szunyog dhe krytari Rama do të flasin në këtë aktivitet.

Pika e takimit do të jetë në majë të shkallëve Arbëri/Dragodan (lokacioni i hartës së Google), rruga Matush Krasniqi.

Palët do të zbresë shkallëve drejt rrugës Selim Berisha për prononcimin për media dhe për të mbjellë pemët e fundit nga 100 sosh që plotësojnë korridorin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)