22 Dhjetor 2024

BB shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë

Prishtinë, 5 mars - Delagacioni i Bankës Botërore i prirë nga Cora Shaw dhe Andrew Mitchel qëndruan sot për vizitë pune në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku janë  pritur nga ministri Idriz Vehapi me bashkëpunëtorët.

Idriz Vehapi, ministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe  Zhvillimit Rural tha se  komponentat e juaja të paraqitura me kritere, për të qenë përfitues në projektet për bujqësi, përputhen plotësisht me Planin Strategjik të Zhvillimit Rural Bujqësor (2009-2013) dhe kjo është një bazë e mirë për të  bërë hartimin e projekteve me shkallë të prioriteteve, me qëllim të implementimin më të shpejt të tyre. Ai më pas ka shpalosur disa nga prioritetet kryesore të projekteve që janë paraparë të realizohen  gjatë periudhës vijuese, duke filluar nga shërbimet këshillimore e deri te industria e agropërpunimit.

Në vazhdim ministri Vehapi  delegacionin e Bankës Botërore e ka njohur edhe për  projektet kapitale, siç është  rehabilitimi i sistemit të ujitjes, konsolidimi i tokave bujqësore, përmirësimi dhe kontrolli i cilësisë së ushqimit etj.  Ai më pas ka folur edhe për aktivitete të tjera konkrete që MBPZHR po e bënë në mbështetje direkte të fermerëve me ndarjen e subvencioneve dhe granteve në gjithsej njëmbëdhjetë skema mbështetëse të fermerëve tanë. 

Cora Shaw pasi ka elaboruar në hollësi mundësitë e përfitimeve nga Banka Botërore për mbështetje konkretisht të projekteve  bujqësore në ata sektorë që vlerësohen me shkallë më të lartë të prioritetit, ajo më pas ka paraqitur edhe kushtet shumë të volitshme që Banka Botërore jep për bujqësinë kosovare, qoftë në formë grantesh apo me kredi.

Kreditë e Bankës Botërore për zhvillimin e bujqësisë janë shumë të  favorshme, sepse ato janë me një afat të kthimit prej 40 vjetësh, e me grejs periudhë  10 vjeçare dhe pa kamatë. Por, për investimet që BB do të bëjë në projektet e caktuara, nga shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara për këto qëllime, 55% e mjeteve do te jepen ne formë të kredisë, me kushte siç u theksuan më lartë, kurse 45% e mjeteve tjera do të mbesin në formë grantesh, pa kthim.

Ministri Idriz Vehapi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore janë dakorduar që  në afat sa më të shkurtër të vazhdohet me punë konkrete në hartimin e projekteve që janë me prioritet më të madh, në mënyrë që të kryhen të gjitha procedurat   për t’i zënë afatet e parapara për aplikim në BB.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)