22 Dhjetor 2024

BB miraton kredi prej 20 milionë $ për bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 21 qershor - Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Kosovë z. Ranjit Nayak, sot në një takim të përbashkët e ka informuar ministrin e MBPZHR-së, Blerand Stavileci, se Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore në Uashington e ka miratuar kredinë e butë për projektin “Zhvillimi Bujqësor dhe Rural” në Kosovë.

Ky projekt përbëhet prej tre komponentëve dhe ka për qëllim të kontribuojë në nxitjen e konkurrencës dhe në zhvillimin e nënsektorëve të blegtorisë dhe hortikulturës, nëpërmjet
zbatimit të masave të zgjedhura nga Plani për Zhvillim Rural dhe Bujqësor.

Komponenti i parë synon që nëpërmjet shërbimeve këshillimore të shërbejë në thellimin e njohurive të operatorëve bujqësorë, të ndërmarrjeve komerciale dhe gjysmë-komerciale, si dhe agropërpunuesve dhe këshilltarëve komunal, që të bëjnë planifikimin e investimeve në mënyrë më efektive dhe të shfrytëzojnë mbështetjen financiare që iu vihet në dispozicion në komponentin e dytë të projektit dhe nga grantet e ardhshme të mbështetura në skemat e Instrumenteve të BE-së për Asistencën e Para-Anëtarësimit për Zhvillim Rural (IPARD).

Rritja e investimeve për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm rural është qëllimi kryesor i komponentit të dytë, i cili do të ofrojë grante për të nxitur rritjen ekonomike dhe konkurrencën në sektorin rural nëpërmjet promovimit të teknologjive të përmirësuara bujqësore, si dhe do të mbështesë ngritjen e kapaciteteve të Autoritetit Menaxhues (MA) dhe Njësisë së Pagesave (NjP), të cilat i menaxhojnë programet e granteve të mbështetura nga Qeveria, projektet e propozuara nga donatorët e tjerë dhe eventualisht skemat e ardhshme të IPARD-it.

Ndërsa, komponenti i tretë i projektit ka të bëjë me menaxhimin, koordinimin, monitorimin e vlerësimin e projektit dhe në kuadër të MBPZHR-së do të themelohet edhe Njësia e Zbatimit të Projektit (PIU) për menaxhimin administrativ dhe koordinativ, e cila do të merret edhe me projekte për ndërgjegjësimin e publikut.

Kredia është miratuar me 0% normë interesi dhe me 20 vite periudhë maturimi, ndërsa pagesat për kthimin e mjeteve do të fillojnë pas 10 viteve të para (grejs periudha 10 vite).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)