BB mbështet Kosovën në zhvillimin e ujitjes së tokave bujqësore
Prishtinë, 3 mars - Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi kanë pritur sot në takim një delegacion të lartë të Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit të ujitjes së tokave bujqësore.
Në këtë takim u diskutua për realizimin e projekteve aktuale, si dhe thellimin e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Bankën Botërore për sektorin e ujitjes së tokave bujqësore.
Gjatë takimit gjithashtu u bë e ditur se është në proces të ratifikimit Marrëveshja për realizimin e Projektit për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit në vlerë 22 milion Euro, ndërsa Marrëveshja tjetër për financimin e projektit për ujitjen e tokave bujqësore është në fazën përfundimtare të negociatave.
Të dyja palët u dakorduan se ka hapësirë për avancim të mëtutjeshëm të sistemit të ujitjes dhe u zotuan se angazhimi në këtë drejtim nuk do të mungoj.