BB financon tregun modern të frutave e perimeve në Gjirokastër
Gjirokastër, 14 nëntor - Në Gjirokastër ka nisur të funksionojë një treg modern i frutave dhe i perimeve, i cili u mbështet me financime të Bankës Botërore.
Tregu përfshin kryesisht prodhime vendase të perimoreve dhe të frutikultures.
Tregëtarët thonë se janë të kënaqur nga përmirësimi i kushteve të tregëtimit të këtyre prodhimeve.
Programet e bujqesisë jane ne qender te vemendjes ne rajon prej kthimit nga Greqia te disa dhjetera emigranteve per shkak te krizes greke.