Bashkimi i fermerëve është i një rëndësie vitale për Kosovën
Prishtinë, 10 Tetor - Organizimi i fermerëve është i një rëndësie të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe tanimë kemi një adresë për partneritet. Kjo është çka tha Shqipe Dema, udhëheqëse e Autoritetit Menaxhues dhe Departamentit te Politikave ne Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës në prezantimin e të arriturave në sektorin e bujqësisë.
\"Themelimi i Bashkimit te Shoqatave Bujqësore te Kosovës (BSHBK), ka ndihmuar ne ndryshimin e udhëzimit administrative për aplikimin e taksës se sheshte te Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), dhe shpërndarja e gazetës mujore tek fermerët Kosovare janë te arriturat e realizuara nga projekti, Fuqizimi i kapacitetit të shoqërisë civile për politike-bërje dhe konsultim me Qeverinë në sektorin e bujqësisë i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe implementuar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë ne Kosove (IADK) ne partneritet me Syri i Vizionit (SiV).\", ka deklaruar ajo.
Kurse Christof Stock, Shef i Bashkëpunimit te Zyrës se Bashkimit Evropian ne Kosove tha se BE-ja është e interesuar në fuqizimin e fermerëve dhe shoqatave të tyre në mënyrë që ata mund të flasin për veten e tyre para pushtetit, si dhe të jenë në gjendje të përfshijë veten në politikë dhe proceset e vendimmarrjes.
Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i IADK z. Zenel Bunjaku ka deklaruar se ka ende punë për të bërë në përmirësimin e përfaqësimit të fermerëve në Kosovë dhe në dialog me Qeverinë. Projekti ka kontribuar drejt një situatë më të mirë për fermerët në përgjithësi dhe për zhvillimin ekonomik përmes përmirësimeve në sektorin e bujqësisë.
Në përfundim, BSHBK dhe Udhëzimi Administrativ i normës së sheshtë te Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të kontribuojë në përmirësimin e gjendjes së sektorit të bujqësisë dhe fermerëve
në përgjithë