Bashkëpunojnë për mbrojtjen e pyjeve
Kaçanik, 6 prill - Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi së bashku me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj Agron Qalaj, zëvendës Komandantin e Stacionit Policor ne Kaçanik Jaser Jaha si dhe Drejtori për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural në Kaçanik Zylfi Koxha dhe stafi komunal i pylltarisë, vizituan Ahishtën që është pjesë e Parkut Kombëtarë Sharri.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për të parë nga afër gjendjen e pyjeve si dhe dëmtimet që janë bërë nga prerja ilegale e pyjeve.
Përfaqësuesit e Komunës dhe ata të drejtësisë u dakorduan që të rrisin nivelin e bashkëpunimin dhe rritjen e masave ndëshkuese për prerësit ilegal të pyjeve.