22 Dhjetor 2024

Bashkëpunohet për zhvillimin e sektorit agro-rural në EJL

Prishtinë, 8 prill - Përfundoi takimi i 20-të i Grupeve Punuese Rajonale për Zhvillim Rural në Evropën Juglindore (SWG – Standing Working Group).

Për herë të parë në vendin tonë, në Prevallë të komunës së Prizrenit është mbajtur takimi dy ditor ndërmjet shumicës së ministrive të bujqësisë së Evropës Juglindore, Komisionit Evropian, Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (UN FAO), USAID-it, GTZ gjermane, etj.

   
Në këtë takim u diskutua rreth procedurave të brendshme të SWG-së, rreth realizimit të aktiviteteve të saj deri në fund të vitit 2011-të, shkëmbimit të përvojave për procesin e hyrjes në BE dhe përfitimet e mundshme, si dhe për iniciativat  e ardhshme, projektet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Gjatë këtij takimi, rëndësi të veçantë iu kushtua organizimit të politikave bujqësore, ngase për këtë çështje do të mbahet edhe Forumi i Politikave të Përbashkëta Bujqësore më 12-15 tetor 2011 në Split të Kroacisë, si dhe do të vendoset për to në takimin vjetor ministror, që do të mbahet me 11-12 nëntor në Shkup të Maqedonisë.

Po ashtu, në takim u planifikuan edhe aktivitetet e ardhshme për realizimin e projekteve në kuadër të SWG-së, si dhe u shqyrtuan mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit me organizatat dhe institucionet tjera ndërkombëtare.

SWG-ja vepron si agjension i pavarur në bashkërendimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shërben si lehtësues në procesin e forcimit të institucioneve rajonale, për mbështetjen e zhvillimit afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)