Barnatoret bujqësore nuk mbyllen, lejohen të punojnë
Prishtinë, 14 mars - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka njoftuar se barnatoret bujqësore nuk mbyllen.
"Dje, më datë 13 mars 2020, në vendimin e Qeverisë është precizuar se nuk mbyllen barnatoret", thekson MBPZHR.
Me këtë rast, MBPZhR-ja sqaron se këtu përfshihen edhe barnatoret bujqësore.
"Pra, ju njoftojmë zyrtarisht se barnatoret bujqësore nuk mbyllen dhe lejohen të punojnë sipas orarit të tyre të rregullt", deklaron MBPZHR.