Banorët protestojnë për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut
Prishtinë, 30 maj - Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth kanë njoftuar së sot do të organizojnë protestë paqësore para Kuvendit Komunal të Gjakovës.
Kjo protestë organizohet për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë e mbrojtur me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.
Protesta mbahet pasi që institucionet, përkatësisht Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Gjakovës nuk po reagojnë në mbrojtje të natyrës duke mos e revokuar pëlqimin mjedisor dhe lejen për ndërtimin e gurëthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut.