22 Dhjetor 2024

Bankat e BE-së i ndaluan Iranit financimin e drithërave

Bruksel, 28 janar - Bankat kryesore evropiane pezulluan transaksionet financiare të lidhura me furnizimin e kulturave të drithërave Iranit, deklaruan përfaqësuesit e strukturave tregtare të Bashkimit Evropian. Irani importon çdo vit rreth 4.5 milionë ton drithëra.

Nga ana e vet Presidenti i Republikës Islamike Mahmmoud Ahmadinexhad deklaroi se sanksionet e reja të BE-së dhe SHBA, të drejtuara kundër industrisë së naftës dhe institucioneve financiare iraniane, nuk do t’i shkaktojnë kurrfarë dëmi Iranit, prej tyre ka më shumë gjasa ta pësojnë evropianët.

“Dikur tregtia e Iranit me evropianët përbënte 90% të xhiros totale të tregtisë së jashtme. Kurse tani vëllimet e saj janë ulur deri në 10%. Ndërprisni marrëdhëniet tregtare dhe atëhere do të shohim se kush do të pësojë më shumë humbje nga kjo”, - shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)