24 Dhjetor 2024

Banka Botërore premton mbështetje te mëtutjeshme për Ministrinë e Bujqësisë

Prishtinë, 1 dhjetor - Në një takim të mbajtur sot mes Zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isni Kilaj dhe delegacionit të Bankës Botërore në Kosovë, konkretisht Projektin e Sigurisë së Ujërave dhe Mbrojtjes së Kanalizimeve (VSCP), u vlerësua lart mbështetja e deritanishme e realizuar nëpërmjet fondeve të BB-së në Kosovë, dhe për fokusin e mbështetjes gjatë viteve të ardhshme.

Zëvendësministri Kilaj foli për të arriturat dhe sfidat në bujqësi në Kosovë, duke e vlerësuar atë si një nga sektorët që ka ndikuar dhe mund të ndikojë edhe më shumë në punësim dhe zhvillim ekonomik.

Me prioritet, shtoi zv.ministri do të vazhdohet të punohet në realizimin e një studimi të fizibilitetit për ujitjen e tokave bujqësore në Kosovë dhe më pas hartimin dhe realizimin e një projekti që do të siguronte mjaftueshëm ujë për ujitjen e tokave bujqësore.

Nga ana tjetër Udhëheqës i Ekipit të Bankës Botërore për VSCP, Pieter Waalewijn me bashkëpunëtorë shprehën përkushtimin e tyre që të vazhdojnë të mbështesin sektorin dhe konkretisht të investojnë në zgjerimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke pasur parasysh ndikimin që do të kishte në prodhimtari e gjithashtu edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)