22 Dhjetor 2024

Banka Botërore miraton kredinë për bujqësinë

Prishtinë, 14 nëntor - Banka Botërore (BB) e ka miratuar kredinë me zero interes për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerë prej 20.15 milionë dollarëve, kurse është finalizuar edhe një marrëveshje tjetër me Ministrinë e Punëve të Jashtme Danimarkës me vlerë prej 10 milionë euro të tjera për bujqësinë.

Finalizimin e marrëveshjeve e bëri të ditur gjatë një konference për media ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, i cili tha se shumica e këtyre mjeteve do të ndahen si grante investive, sidomos në sektorin e blegtorisë dhe atë të hortikulturës.

“Për herë të parë në vendin tonë fermerët e vegjël, të mesëm dhe ata komercial do të kenë mundësi të përfitimit të këtyre grandeve. Grandet prej 30 mijë deri në 200 mijë euro siç e thash disa herë do të jenë brenda planit tonë strategjik dhe pikërisht ky plan dhe politikat që ne jemi duke i bërë në secilin sektor dhe nënsektor, por edhe ekzistimi i strukturave administrative që i menaxhojnë ato ka bërë që ta fitojmë besimin e Bankës Botërore për një projekt të tillë.\"

\"Grantet do të jenë të dedikuara në programe të caktuara siç janë ngritja e plantazheve të reja në pemë dhe perime, përmirësimi i infrastrukturës në fermë, pastaj pajisjet e ndryshme për ftohje dhe ruajtje, pikat e grumbullimit, mekanizëm bujqësor, pajisje bujqësore e shumë e shumë të tjera”, ka thënë ai.

Miratimi i kredisë nga Banka Botërore sipas ministrit Stavileci i ka hapur rrugë edhe zbatimit të projektit të DANIDA-s, të miratuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës në vlerë prej rreth 10 milionë eurosh.

“Nëpërmjet kësaj kredie, nëpërmjet këtij projekti ne kemi arritur ta finalizojmë edhe një marrëveshje tjetër me Ministrinë e Punëve të Jashtme Danimarkës, nëpërmjet agjencisë DANIDA. Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës ka miratuar edhe 10 milionë euro të tjera për bujqësinë, të cilat do të implementohen brenda këtij programi dhe nëpërmjet buxhetit të vendit tonë”, ka thënë ai. Stavileci tha se kjo kredi e BB-së prej 20.15 milionë dollarëve dhe 10 milionët euro donacion të Danimarkës, do të shfrytëzohet më së shumti për grante investive dhe padyshim që do të ketë efekt në sektorin e bujqësisë.

Rreth 85 për qind e vlerës së përgjithshme të kësaj kredie do të shfrytëzohet për skemën e granteve të zhvillimit rural, e cila synon t’i përmirësojë aftësitë konkurruese të fermerëve dhe agropërpunuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)