01 Maj 2024

Bahtiri premton përkrahje për Bletarët

Mitrovicë, 6 prill - Kryetari I Komunës, Agim Bahtiri, I shoqëruar nga drejtori I Drejtorisë për Bujqësi në komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, ka biseduar të shtunën me drejtuesit e Shoqatës së Bletarëve “Poleni”, në Mitrovicë, me ç’rast nga ata është njohur për punën, rezultatet dhe problemet e  shoqatës.

Kryetari I Shoqatës së Bletarëve “Poleni”, në Mitrovicë, Sabri Haziri,  I ka thënë kryetarit Bahtiri, se shoqata që ai e drejton, mbledh në vete njerëzit që merren me kultivimin e bletarisë dhe që e duan atë. Ai ka thënë se shoqata po ka vështirësi në mbështetjen e bletarëve për shkak të mungesës mjeteve materiale, përkatësisht subvencioneve dhe donacioneve.

“Ndihma jonë për bletarët kryesisht bëhet përmes këshillave dhe ligjëratave. Materialisht I ndihmojmë shumë pak, sepse deri tash ndihma e institucioneve komunale për bletarët, krahasuar me komunat tjera, ka qenë shumë e vogël. Në kohët e fundit nuk kemi pas mundësi që të ndihmojmë bletarët me bletë të reja dhe as me pajisje të nevojshme për kultivimin e tyre. Shpresojmë se në të ardhmen do të kemi mbështetjen tuja”, I ka thënë Hazirir kryetarit Bahtiri.

Kryetari I komunës, Agim Bahtiri, I ka garantuar bletarët se situata tani e tutje do të ndryshoj në kuptimin pozitiv, pasi që ata do ta kenë mbështetjen e plotë të komunës. Ai ka thënë se në komunë ka gjetur një gjendje të rëndë financiare, me plotë borxhe  e probleme tjera dhe se gjatë këtij viti do të jetë vështirë për t’i  mbështetur ashtu sikur do të duhej.

“Megjithëkëtë, do të bëjmë përpjekje maksimale që të ju ndihmojmë materialisht edhe gjatë këtij viti. Mirëpo, për vitin e ardhshëm me kohë do I planifikojmë mjetet buxhetore edhe për veprimtarinë tuaj, kështu që ndihma dhe mbështetja konkrete do të jetë shumë më e madhe. Unë ju uroj sukses në punën tuaj të mëtutjeshme”, ju ka thënë kryetari Bahtiri drejtuesve të Shoqatës së bletarëve “Poleni”, në Mitrovicë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)