AVUK asgjësoi produkte bimore dhe shtazore të dyshimta
Prishtinë, 15 shkurt - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar produkte bimore dhe shtazore në vazhdimësi dhe do të asgjësoi edhe në të ardhmen të gjitha ato produkte që janë të dyshimta.
Kryeshefi i AUV-ut, Valdet Gjinovci ka thënë se të gjithë atyre që u gjinden produkte ushqimore me afat te skaduar, lënda e tyre do ti përcillet organeve përgjegjëse dhe do të merren të gjitha veprimet konform ligjit në fuqi.
Leje sipas tij nuk do të lëshohet për asnjë operator të biznesit që tenton të importojë mallra të dyshimta.
\"Të gjitha maunet që kalojnë nëpërmes kufirit të Kosovës do ti nënshtrohen kontrollit të sistemit elektronik të lëvizjes që nuk do lenë hapësirë për hyrjen e produkteve te dyshimta.\"
Inspektorët e AUV-së gjenden në të gjitha pikat kufitare për të kontrolluar produktet me origjinë bimore dhe shtazore.
Gjinofci ka deklaruar se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do ti vazhdojë aktivitetet e saja te inspektimit duke asgjësuar produkte të dyshimta dhe që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Çdo aktivitet i AUV - së do të bëhet publik dhe do të jetë transparent për mediat dhe konsumatoret.
Roli dhe misioni i AUV - së sipas tij është mbrojta e shëndetit publik përmes kontrollit të ushqimit, me qellim të sigurimit të ushqimit të sigurt për qytetaret e Republikës së Kosovës. Puna e suksesshme e stafit të AUV - së ka bërë që gjatë vitit 2010 te asgjësohen 360 tonë produkte ushqimore, nga kjo 230 tonë produkte të mishit.
Askush nuk duhet të shqetësohet që asgjësohen produktet pa afat.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është për zhvillimin e biznesit dhe do ti ndihmojmë, gjithherë duke i respektuar ligjet që janë në fuqi në Republikën e Kosovës.
Stafi i AUV-së ka filluar me të njëjtin ritëm të kontrollit dhe do të vazhdojë inspektimet edhe gjatë vitit 2011.