23 Dhjetor 2024

AUVK konfirmon aflatoksinën në disa lloje të qumështit

Prishtinë, 6 mars - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) ka bërë me dije se në bazë të analizave përfundimtare ne laborator ka konfirmuar praninë e aflatoksinës në disa lloje të qumështit të importuar.

Rezultatet përfundimtare të analizave janë kryer në një laborator referent të akredituar jashtë vendit.

Këtu përfshihen disa lloje të qumështit Dukat, Zott, Gala Late, Primalat dhe Fast.

“Tani përmes këtyre rezultateve nga laboratori i akredituar është nxjerrë vendimi përfundimtar për llojet e caktuara të qumështit të cilat do të lejohen për konsum në bazë të limiteve të vendosura nga Bashkimi Evropian që janë 0,05 mikrogram për litër e cila kërkohet në certifikatën për import të qumështit në Kosovë dhe e cila duhet të vërtetohet nga autoritetet kompetente të vendeve të origjinës”, thuhet në njoftim.

Sipas agjencisë, produktet që janë konfirmuar të kenë aflatoksinë, nuk gjenden në treg të brendshëm janë të bllombuara dhe nën kontrollin AUV-së.

Më poshtë është tabela e rezultateve. Të ndaluara për konsum janë llojet e qumështit që kanë rezultuar pozitive në aflatoksinë.

1. Dukat 2.8% DS.12.05.2013 Pozitiv Bosna
2. Dukat 0.5% DS.18.06.2013 Pozitiv
3. Dukat 3.8% DS.30.04.2013 Pozitiv
4. Dukat 3.8% DS.20.05.2013 Pozitiv
5. Zott 3.5% DS.10.06.2013 Pozitiv
6. Zott 2.8% DS.05.07.2013 Pozitiv
7. Zott 3.5% DS.25.06.2013 Pozitiv
8. Zott 3.5% DS.20.05.2013 Pozitiv
9. Gala Late 3.5% DS.03.082013 Pozitiv Hungaria
10. Sole Ital 3.2% DS.25.06.2013 pije Negativ
11. Bitolsko 3.2% DS. 14.06.2013 Negativ Maqedonia
12.Meggle 3.2% DS.23.06.2013 Negativ Bosna
13. Primalat 2.8% DS.27.06.2013 Negativ Shqiperi
14. Dukat për kafe 3.8% DS.21.05.2013 Negativ Bosna
15. Primalat3.8% DS. 05.08.2013 Pozitiv Shqiperi
16. Primalat3.5% DS. 28.07.2013 Pozitiv
17. Primalat 3.5% DS.01.07.2013 Pozitiv
18. Primalat 3.5% DS.21.06.2013 Pozitiv
19.Primalat 2.8% DS.29.06.2013 Pozitiv
20. Primalat 3.5 % DS. 01.08.2013 Pozitiv
21. Primalat 1.6% DS. 04.04.2013 Pozitiv
22. Primalat 1.5% DS.10.03.2013 Pozitiv
23. Primalat 3.5% DS. 25.07.2013 Pozitiv
24. Primalat 3.8% DS. 18.07.2013 Pozitiv
25. Primalat Ca+ 2.8% DS.24.06.2013 Pozitiv
26. Fast 3.5% DS. 03.06.2013 Pozitiv

“Qytetaret duhet ta ndjejnë veten të sigurte për produktet qe konsumojnë pasi gjatë gjithë kohës ne kontrollojmë ushqimin. Po ashtu në të gjitha rastet kur ka dyshime me kohë ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të pamundësuar qe ai produkte të vie n tryezë të konsumatorit.\"

\"Produktet në vendin tonë janë po aq të kontrolluara sikurse në vendet me të zhvilluara sepse kemi procedura dhe standarde te njëjta në raste te veçanta përdorim edhe laboratorët jashtë vendit vetëm qe gjithçka të jetë e sigurte përmes burimeve të sigurta”, thuhet në njoftimin e AUV-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)