22 Dhjetor 2024

AUV mbështetëse e fuqishme e sektorit privat

Prishtinë, 16 tetor - “Duke avancuar dialogun dhe partneritetin në mes AUV dhe komunitetit të biznesit minimizohen të gjitha sfidat dhe në të njëjtën kohë hapen perspektiva të reja për të avancuar këtë formë të bashkëpunimit nga e cila do të përfitojë sektori privat, profesionalizimi i stafit të agjencionit dhe mbi të gjitha kemi një siguri të ushqimit që është i rendësisë së veçante për popullatën e Kosovës sidomos kur dihet që pjesë dërrmuese e produkteve që gjinden në tregun kosovarë qoftë me origjinë bimore apo shtazore janë të importuara” , theksoi Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e pritjes në një takim Drejtorin e AUV Valdet Gjinovci me rastin e ditës botërore të ushqimit.

“z. Gjinovci falënderoi Oden Ekonomike të Kosovës për një partneritet konstruktiv dhe argumentues që vërtet mundëson një formë të komunikimit të drejtë për drejtë dhe të avancohet dialogimi publiko privat me qëllim të përmirësimit të performances së agjencionit, ndryshimit dhe harmonizimit të legjislacionit dhe mbi të gjitha në vetëdijesimin e komuniteti të biznesit lidhur me risitë, mundësitë dhe sfidat”, theksoi ai.

“Falë një bashkëpunimi të tillë kemi krijuar një ambient të volitshëm biznesore ku janë eliminuar shumë procedura burokratike në kuadër të AUV dhe në të njëjtën kohë jemi të pa kompromise në luftë kundër dukurive të tjera negative.

Kemi arritur që të bëjme largimin e lejeve të importit për qumshte dhe produkte qumështi që është mjaftë e rëndësishme, poashtu që komuniteti i biznesit të mos humbë kohë në bredhje për dokumente të ndryshme të nevojshme kemi bë një formë të decentralizimit te AUV-it dhe kemi hap zyre regjionale si në Pejë,Prizren, Gjilan dhe së shpejti edhe në Mitrovicë dhe në të njejtën kohë jemi të hapur për forcimin e partneritetit dhe nga ky partneritet dhe kritikat eventuale të ngitet performanca e AUV-it” , theksoi z. Gjinovci.

Aktivitete të tilla dhe hapa të tillë janë vërtet nevoje e komunitetit të biznesit dhe lehtësirat e bëra nga AUV-i do të ndikojnë në ngritjen e efekteve pozitive nga ana e ndërmarrësisë kosovare dhe mbi të gjitha në kualitetin e ushqimit të popullatës sonë.

Poashtu shembulli i kalimit të AUV-it nën ombrellën e Kryeministrisë vërtete është treguar mjaftë i suksesshëm dhe jam i mendimit se edhe agjencionet tjera që janë nën ombrellën e disa digasterve ekonomik duhet të kalojnë në këtë proces nga i cili po rezulton profesionalizmi, përkushtimi, dialogimi, partneriteti dhe shumë efekte tjera pozitive.

Në veçanti duhet të theksohet kontributi i AUV në konteollën e ushqimit dhe përmbushja e standardeve dhe kritereve evropiane që janë kushtë edhe i përshpejtimit të proceseve integruese në familjen evropiane të shtetit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)