AUV ka shtuar volumin e inspektimeve në regjionin e Gjilanit
Prishtinë 13 korrik - Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për regjionin e Gjilanit dhe Ferizajt ka realizuar 242 inspektime të përcjellura me riinspektime me qëllim të konstatimit të përmbushjes së rekomandimeve e urdhëresave të dhëna për përmirësimin e kushteve Higjieniko-sanitare dhe tekniko-sanitare si dhe rekomandimeve tjera në sferen e siguris ushqimore.
Gjatë këtyre inspektimeve kemi marrë 844 strisho për konstatimin e gjendjes higjienike-bakteriologjike në ambijentet për përgaditjen dhe shërbimin e ushqimit në restorantet tona. Pas ekzaminimit të mostrave në laboratorët e mikrobiologjisë në disa raste janë izoluar baktere që tregojnë për ambiente të kontaminuara të punës në hapësirat ku përgatitet ushqimi, në mjetet e punës(enët)apo tek personeli.
Dhe pas marrjes se rezultateve dhe elaborimit të tyre kemi ardhur në konkludim se në pjesën dërmuese të lokaleve afariste stafi i punës ne këto lokale nuk mbanë higjienë personale (kjo vjen edhe si pasoj se stafi i kyçur në punë për shërbim të përgatitjes së ushqimit paraprakisht nuk trajnohet apo certifikohet për praktikat e mira higjienike (që mbetet një obligim i organeve kompetent për organizimin e rregullt të trajnimit të punëtoreve mbi praktikat e mira higjienike), ka raste edhe kur përsoneli nuk është i kontrolluar në bacilbartje të rregullt gjashtëmujore-paisja me libreza sanitare apo librezat i kanë me afat të skaduar.
Në rastet kur kemi konstatuar për gjendje të papranueshme në ambientet e punës e që seriozisht kanë rrezikuar shëndetin e konsumatorëve kemi iniciuar procedura gjyqësore për kundërvajtje ndaj subjekteve të caktuara(vetëm në regjionin e Gjilanit kemi iniciuar 10 fletëparaqitje për kundërvajtje.
Krahasuar me vitet paraprake mund të themi se është rritur vetëdijesimi i tregtarëve por edhe i prodhuesve vendor në rëndësinë që kanë produktet ushqimore në shëndetin e konsumatorëve, këtë e dëshmon fakti duke u bazuar në paraqitjen e kërkesave nga vetë tregtarët apo prodhuesit vendor për dyshimet që kanë në produktet e tyre qoftë për artikuj me afat të skaduar qoftë artikuj të dëmtuar gjatë transportit, ruajtjes apo gjatë procesit të prodhimit por që nuk janë të sigurt për konsumator, njëherit mund të themi se edhe konsumatorët kanë qasje pozitive ndaj punes se Inspektoratit, tanë kanë filluar bashkëpunimin me organet ekzekutive-inspektoratin, si në kërkim të informatave apo edhe lajmërim të rasteve kur hasin në parregullsi në operator ushqimorë apo kanë dyshime ne produkte te caktuara.
Urojmë dhe shpresojmë qe ky bashkëpunim te rritet sepse fusha e kontrollit te sigurisë ushqimore është sferë e gjër dhe fushë komplekse e cila gjatë gjithë kohës duhet mbajtur nënë mbikëqyrje sepse ne çdo moment mund të ndodh që produktet te humbin vetit e sigurisë dhe te dalin nga kontrolli sidomos ne temperatura te larta disa produktet janë me te rrezikuara nëse nuk ruhen dhe transportohen në temperaturat adekuate në bazë të natyrës dhe deklaracionit të prodhuesit.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë 2012 kemi asgjësuar 114832.743 kg. apo mbi 114 tonë si (ujë,lëngje,pije freskuese të gazuara,pije energjike,pije alkoolike,produkte me prejardhje shtazore-produkte të mishit dhe qumështit, produkte konditorike, artikuj të përdorimit të përgjithshëm, lëndë të parë,ambalazh etj.
Shumica e këtyre asgjësimeve kanë ndodhur me kërkesën e operatoreve të bizneseve që i kanë bërë Inspektoratit për dyshimet që kanë vrejtur në sigurin e produktit të tyre. Ne gjithmonë pasë kërkesës apo njoftimit kemi dalë në vendngjarje për inspektim dhe kemi bërë vlerësimin e artikujve ushqimor përmesë analizave organoleptike apo jemi bazuar në analizat interrne që i posedojn operatorët ne raste te caktuara kur kjo nuk është e mundur vetëm me kontroll të bëhet vlerësimi real, atëherë marrim mostra për analiza laboratorike dhe varësisht nga rezultati marrim masat e nevojshme dhe të parapara me ligj.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka rritur frekuencën e inspektimeve sidomos tani ne kohen me temperatura te larat për ti ikur çfarëdo infektimi-helmimi te mundshëm të qytetareve me produkte ushqimore. Ne mund ti sigurojmë qytetaret e regjionit të Gjilanit se Inspektorati Sanitar i AUV-së ne bashkëpunim edhe me Inspektoret e Komunave është duke dhënë maksimumin që konsumatoret të kenë produkte te sigurta ne treg.