AUV ka asgjësuar produkte me afat te skaduar
Prishtinë, 23 prill - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjegjësisht inspektorati veterinar gjatë inspektimeve rutinore te depove ftohëse ka hasur në produkte me afat të skaduar dhe produkte qe nuk janë ruajture në mënyrë adekuate.
Në një depo ftohëse për ruajtjen e produkteve ushqimore inspektoret tanë kanë vërejtur se disa bure me zorre gjedhi te cilat përdoren kryesisht për prodhimin e suxhukut kanë qenë me afat te skaduar.
AUV ka bërë të ditur se është bërë verifikimi i dokumentacionit ku është vërtetuar skadimi i tyre. Kjo sasi menjëherë është ndalur për procedim me tutje dhe i është vendosur bllomba dhe është mbajtur nen mbikëqyrje deri ne momentin e asgjësimit.
Gjatë inspektimit te po te njëjtës depo është vërejtur se një sasi e mishit nuk është ruajtur ne mënyrë adekuate ku ka pasur shkrirje dhe ri ngrirje te atij produkti.
Në rastet ku një produkt nuk ruhet ne temperatura te kërkuara ne bazë te specifikes se produktit për ruajtjeje konsiderohet si jo i sigurt për konsum dhe urdhërohet asgjësimi i tij.
Sasia e mishit të asgjësuar ka qen 2824 kg. Asgjësimi është kryer ne deponin e mbeturinave ne Mitrovicë nen mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së .
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë siguron të gjithë qytetaret se është duke kryer kontroll ne bazë te planit kombëtar për kontrolle zyrtare ne të gjithë operatorët e biznesit ushqimore duke ndaluar dhe asgjësuar të gjitha produkte qe nuk i plotësojnë kriteret e sigurisë se ushqimit ne bazë të ligjeve ne fuqi .
Qytetaret e vendit nuk duhet te jenë të shqetësuar për produktet qe ata i konsumojnë pasi qe ne si autoritet kompetent jemi duke marrë te gjitha masat ndaj secilit qe tenton te futë produkte jo të sigurta ne treg.
AUV ka ftuar të gjithë qytetaret e vendit që të bashkëpunojnë me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë duke na njoftuar për të gjitha rastet kur vërejnë produkte ushqimore me afat te skaduar apo te ruajtura ne mënyrë jo adekuate dhe ne do t;i marrim të gjitha masat qe ato produkte nuk do të dalin ne treg për konsum.
Siguria në ushqim si problem është shumë kompleks dhe kërkon shumë angazhim andaj ndihma e qytetareve na lehtëson shumë punën ton ne ruajtjen e shëndetit publik.
Tani se shpejti ne do te hapim linjën e gjelbër ku do te ju mundësojmë te gjithë qytetareve thirrje falas për të gjitha informata qe kanë për autoritetin tonë.