AUV heq nga tregu disa lloje të qumështit me Aflatoksin
Prishtinë, 23 shkurt - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë të ditur se disa lloje të produkteve kanë rezultuar si të dyshimta në bazë te rezultatit të parë te analizave.
Këto produkte janë duke u hequr nga tregu nga Inspektorët Veterinarë të AUV-së dhe nga importuesit të cilët përmes pikave të tyre të shitjes janë urdhëruar qe ti heqin nga shitja deri ne marrjen e super analizës e cila vërteton rezultatin e parë ku në bazë të saj do të vendoset për kthim eventual ne treg apo për asgjësim.
AUV thekson se për të ju shmangur çfarëdo mundësie qe këto produkte të vinë ne kontakte të konsumatorit për përdorim lusim qe llojet e produkteve sipas brendit, përqindjes se yndyrës, llojit te paketimit, serisë se prodhimit vendit të origjinës qe po i prezantojmë me poshtë mos ti blejnë dhe mos ti konsumojnë.
1 . Qumësht "Meggle" 3.2 për qind me date te skadencës 23.06.2013 me origjine nga BIH,
2. Qumësht "Fast" 3.5 për qind me date skadence 03.06.2013 me Origjine nga Shqipëria
3. Qumësht "Primalat" me origjinë nga Shqipëria, si 3.8% Data e sakadences 05.08.2013 , Qumësht Primalat 1.5 për qind ds. 10.03.2013, Qumësht Primalat 1.6% data sk. 04.04.2013 si dhe Qumështi Primalat 3.5 te dt. Skadences 01.08.2013,
4. Qumësht ZOTT 3.5 për qind me date skadence 10.06.2013 me origjine nga BIH te cilat kane qene me date kadence te ndryshme si : 10.06.2013, 25.06.2013 20.05.2013, si dhe qumësht me 0.5% yndyrë me dt. Sakdence 05.07.2013 dhe qumësht 2.8% me date kadence 05.07.2013
5. Qumështi Dukat 2.8 për qind yndyrë me datë kadence 12,05,2013 dhe Qumështi Dukat për kafe të gjitha seritë
"Ju lusim qe mos të ketë keqkuptime apo keqinterpretime, gjithçka duhet te verifikohet sipas këtyre informatave pjesa tjetër e produkteve qe nuk përputhen me të dhënat e lartë shënuara qofshin nga këta prodhues apo të tjerë qe gjenden ne treg janë te sigurta për konsum dhe nuk ka vend për shqetësim", thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV në bashkëpunim me vetë importuesit i ka tërhequr nga tregu pothuajse të gjitha produktet e këtyre të dhënave por ne si autoritet e kemi për obligim që të informojmë qytetaret për të gjitha dyshimet qe shfaqen. Ku ata vet gjatë blerjes nëse hasin në ndonjë produkt i cili ka mbetur ne shitje mos të blihet.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë duke parë nevojën qe është shfaqur për të rritur masën e kontrollit është duke punuar gjatë gjithë kohës në pika kufitare por edhe ne tregun e brendshëm ku deri me tani gjithçka është nen kontroll.
Asnjë ngarkesë nuk është duke u lejuar të futet në treg për shitje pa i ju nënshtruar gjithë kontrollit të detajuar i cili garanton kontroll të plotë.
Shumë sasi të qumështit janë të bllombuara në depot e importueseve të cilat janë ndalur për qarkullim deri ne verifikim të plotë pjesa tjetër është ndaluar në kufij dhe do të qëndroj atje deri ne verifikim të shëndetit të produktit me anë te analizave.