23 Dhjetor 2024

Auditori i Përgjithshëm auditon fondet e DANIDA-s

Prishtinë, 16 dhjetor - Auditori i Përgjithshëm, Lage Olofsson, dhe Mihai Constantinescu, Këshilltarë në TAMAD (Program për Mbështetje Teknike për MBPZHR nga Danida) kanë nënshkruar një kontratë e cila angazhon Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm për të audituar fondet që do të shfrytëzohen për implementimin e këtij programi në sektorin e bujqësisë.
TAMAD është program për mbështetje Kosovës në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (2012-2015) nga DANIDA.

“Kjo kontratë është shumë vjeçare për vitet 01 shtator 2012 – 31 dhjetor 2015. Për këtë kohë ZAP do të kryejë dy auditime të ndara, i pari do të mbuloj periudhën 16 mujore ndërsa i dyti periudhën 12 mujore. Implementimi i kontratës do të filloj në janar 2014”, thuhet në komunikatën e Auditorit të Përgjithshëm,

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)