Asnjë ndëshkim për skandalin e grurit dhe të miellit
Prishtinë, 14 mars - Edhe pse kaluan më shumë se një muaj nga konfirmim i skandalit me grurin e importuar për kafshë nga M&Sillosi, pronë e kompanisë Devolli, deri më sot nuk ka pasur masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të Doganave dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.
Zëdhënësi i AUVK-ut, Lamir Thaqi, ka thënë se lidhur me çështjen nuk pati asnjë të ndëshkuar nga zyrtarët e tyre.
Ndërsa, zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci, tha se Dogana ka qartësuar disa herë kompetencat e saja ligjore sipas Kodit të Doganës dhe akcizës, prandaj si i tillë kodi nuk parasheh që Dogana të merret me kualitetin e produkteve në import.
Edhe pse çështja e kualitetit është diskutuar si përgjegjësi e Doganës përfundimisht është sqaruar edhe nga takimet e komisionit parlamentar që agjencitë e tjera janë ato të cilat merren me kualitet, është shprehur ai.
/Kosova Sot/