ASK e kënaqur me procesin e Regjistrimit të Bujqësisë
Pejë, 10 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në vazhdën e angazhimeve për Regjistrimin e Bujqësisë, sot në ditën e 10-të të këtij Regjistrimi bëri një vizitë në rajonin e Pejës, përkatësisht në fshatrat Qyshk dhe Loxhë, për ta monitoruar nga afër punën në terren.
Bashkë me zyrtarët e ASK-së, të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv Isa Krasniqi, në terren doli edhe Komisioni Komunal i Regjistrimit i Komunës së Pejës, i kryesuar nga Kryetari i komunës Gazmend Muhaxhiri.
Kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasnqi, e vlerësoi Regjistrimin e Bujqësisë si shumë të rëndësishëm, dhe se rrjedha e procesit është duke shkuar pa asnjë problem. Ai, tha se vetëm katër komunat në Veri të vendit ende nuk janë duke marrë pjesë, por në rast se lajmërohen për Regjistrim, ASK-ja është e gatshme ti fusë në proces.
Kryeshefi i ASK-së tha se Sa i përket ecurisë së procesit të Regjistrimit të Bujqësisë, tashmë ky proces është stabilizuar mjaft mirë. Procesi po rrjedhë jashtëzakonisht mirë, fillimisht kanë qenë disa probleme të vogla qe i patëm potencuar gjatë konferencave të mëhershme të Regjistrimit të Bujqësisë dhe tashmë i tërë projekti i marrjes së të dhënave është stabilizuar. Ka shumë më pak refuzime, ka shumë më pak problme.\"
\"Ndërsa, sa u përket katër komunave veriore të Republikës së Kosovës, ne e kemi thënë edhe gjatë konferencës, e e themi edhe sot, se në momentin kur Komisionet Komunale të Regjistrimit, të udhëhequra nga kryetarët e komunave, në ato katër komuna veriore të Republikës së Kosovës, do të jenë të gatshme deri afër fundit të procesit të Regjistrimit të Bujqësisë, ne do të jemi të gatshëm që ti kyçim ato dhe ti regjistrojmë.
Krasniqi shtoi se kanë dërguar mesazhe dhe janë përpjekur përmes formave të ndryshme, që tiu bëjnë thirrje këtyre komunave për tu bërë pjesë e projektit.
Po ashtu, Krasniqi bëri të ditur, se në qoftë se katër komunat e veriut nuk marrin pjesë në Regjistrimin e Bujqësisë, mbesin pa të dhëna shumë të rëndësishme, që siç tha ai, është në dëm të qytetarëve të asaj pjese. Gjithashtu, sipas tij, një mangësi tjetër është, se pastaj të dhënat në nivel vendi për ato katër komuna do të mungojnë.
I kënaqur me procesin e Regjistrimit të Bujqësisë mbetet edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Ai tha se Është një proces i rëndësishëm, pasi që Komuna e Pejës ka një prej prioriteteve zhvillimin e bujqësisë. Ne do të marrim të dhëna të sakta për të mundur të krijojmë plane për subvencionime në lëmitë që kërkojnë fermerët. Por, edhe qëtua ofrojmë kushtet për zhvillimin e bujqësisë në Komunën e Pejës.
Ndërkaq, bujqit në këtë anë, duken të jenë të kënaqur me Regjistrimin e Bujqësisë. Veçse, thonë se do tiu ndihmonte shumë edhe një përkrahje më e madhe nga ana e institucioneve relevante.
Kështu, Selman Shala nga fshati Qyshk i Pejës, i cili e priti ASK-në sot për Regjistrim të Bujqësisë, e vlerësoi shumë projektin e Regjistrimit të Bujqësisë, që siç tha ai me një regjistrim të tillë dihet saktësisht sa ka sipërfaqe të punueshme në Kosovë, sa ka fermerë dhe me çfarë kulture punojnë në përgjithësi.
Për ndryshe, Shala ka 60 ari në sera në ambient të mbyllur, ndërsa kultivon patate, qepë, lakër e perime të tilla, po ashtu ka edhe një pemishte.
Ndërsa, Hysen Salimorina, nga fshati Loxhë, i cili merret me blegtori, tregon se toka po punohet mjaft mirë. Ai tha seToka po punohet shumë mirë, mirëpo nafta pak e shtrenjtë po kushton, si edhe me farërat po kemi vështirësi. Mirëpo, falë atyre po prodhojmë boll, po fitojmë mirë, nuk është keq.
Projekti për Regjistrimin e Bujqësisë do të lehtësojë shumë punën e Ministrisë së Bujqësisë. Nga ky projekt do të dalë një pasqyrim i qartë i ekonomive familjare bujqësore.
Ekrem Gjokaj nga Ministria e Bujqësisë, tha se kjo ministri është e interesuar që ky projekt të zhvillohet e të përfundojë në mënyrën më të mirë. Për Ministrinë e Bujqësisë, ky është një prej projekteve më të rëndësishme. Për këtë arsye, Ministria e Bujqësisë është e interesuar dhe e përkushtuar që ky proces të zhvillohet sa më mirë dhe sa më drejtë, në mënyrë që të kemi të dhëna të sakta për atë se çka kultivohet në Kosovë, cilat kultura, do të thotë cilat kategori të kafshëve kultivohen në Kosovë, sa ka sipërfaqe të e tokës punohet në tërësi, në mënyrë që të jemi në gjendje të përgatisim programe e pika adekuate për fushate caktuara.
Regjistrimi i Bujqësisë ka filluar me 1 nëntor të këtij viti, e që do të zgjasë deri më 20 të këtij muaji.
Ndryshe, Projekti i Regjistrimit të Bujqësisë është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim Ambasada e Suedisë - SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar - DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveriae Danimarkës dhe Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Projekteve (UNOPS). Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milionë euro. Nga Projekti i Regjistrimit të Popullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euro është siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015.