Asgjësohet peshk i dyshimtë në pikë kalimin kufitar në Vermicë
Prishtinë, 12 janar - Në pik kalimin kufitar Vermicë janë ndaluar dy automjete me targa të Shqipërisë të cilat ishin duke hyr në Kosovë, ku pas kontrollit është vërejtur se brenda tyre gjendet një sasi prej 170 kg peshk i freskët.
Pas kontrollit nga Polica dhe Doganat është kërkuar që verifikimin e plote të bëj inspektori veterinar kufitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi që kishite të bënte me një produkt ushqimor që i nënshtrohet kontrollit veterinar.
"Inspektori pas kontrollit të detajuar vendosi për asgjësim për shkak të mos plotësimit te kushteve te transportit adekuat, mungesës se certifikatës shëndetësore të produktit.
Asgjësimit u krye ne prani te autoriteteve qe veprojnë ne kuadër te Menaxhimit te Integruar te Kufirit Policisë, Doganave dhe Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë", ka njoftuar AUV nëpvr mjet një komunikate për media.
AUV ka bërë të ditur se nuk do te lejohet asnjëherë qe produktet qe tentojnë te futen ilegalisht ne Kosove, apo kur kemi te bëjmë me produktet ushqimore qe nuk i plotësojnë kushtet mbi sigurinë ushqimore.
"Asgjësimi është forma me e mirë për te pamundësuar qe një produkt i dyshimtë te rrezikoj jetën apo shëndetin e qytetareve", ka njoftuar AUV.