22 Dhjetor 2024

Asgjësohen mallra të kontrabanduara

Prishtinë, 14 shtator - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se dje është bërë asgjësimi i 9.280 kg produkte ushqimore me origjinë shtazor, bimore dhe konditori.

\"Falë bashkëpunimit të tri agjencive për ruajtjen e kufirit,  Policisë së Kosovës, Doganave të Kosovës dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë te cilat funksionojnë në kuadër  të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK) është arritur që të ndalohen, sekuestrohen dhe asgjësohen  mallra të kontrabanduara të cilat nuk kanë poseduar dokumentacionin e nevojshëm për lejimin e futjes në treg për shitje konsumatorëve\", thuhet në njoftimin e AUV-it.

Këto mallra kanë tentuar të futen në rrugë ilegale të cilat janë ndaluar dhe konfiskuar nga Policia dhe Doganat e Kosovës si dhe me kërkesën e tyre për kontroll të produkteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është vendosur që këto produkte të asgjësohen pasi që  nuk i plotësojnë kushtet për konsum.

Produktet kanë pas mungesë të dokumentacionit shëndetësor, e disa kanë qenë me afat të skaduar dhe nuk janë ruajtur në mënyrë adekuate në bazë të dekleracionit të produktit.

Më qëllim të ruajtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës jemi duke ndalur dhe konfiskuar të gjitha produktet që tentojnë të futen në mënyrë ilegale duke ju shmangur taksave dhe kontrollës së sigurisë dhe cilësisë ushqimore.

Asnjë produkte i cili nuk i nënshtrohet kontrolleve të organeve shtetërore nuk do të lejohet për qarkullim në tregun e brendshëm dhe shkelësit e rregullave do te paraqiten para drejtësisë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)