22 Dhjetor 2024

Asgjësohen farëra te patates dhe qepëve

Prishtinë, 11 maj - Sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ne qytetin e Ferizajt dhe te Fushë Kosovës ka asgjësuar 58225 kg (qepujka) dhe 48100 kg farë të patates.

Inspektorati fitosanitarë i AUV-së gjatë kryerjes se inspektimeve të rregullta ka hasur në këto dy lloje të imputeve të cilat nuk i plotësojnë kushtet për shitje ne treg(të njëjtat janë të prekura nga Fusarium sp dhe Mucor sp) pasi qe  kanë ngelur një kohë të gjatë pa u realizuar  në mbjellje.

Kjo sasi e këtyre imputeve si pasojë e kushteve jo adekuate të ruajtjes ka ardhur deri të zbutja dhe mbishmeri e tyre brenda paketimit qe ka rezultuar deri te kalbëzimi i tyre.

Si të tilla nuk i plotësojnë kushtet për shitje fermerëve për mbjellje sepse nuk do të kishin mbishmëri të mjaftuar dhe nuk japin rendiment.

Këto impute do tu shkaktonin dëme fermerëve tanë dhe  humbje ekonomike pasi që nuk do të jepnin  rendimente të mjaftueshme. Për tu siguruar që kjo sasi nuk do të dalë ne treg për shitje është urdhëruar asgjësimi i tyre.

Asgjësimi është kryer ne bazë të standardeve për asgjësim ku është bërë hapja e gropave septike janë vendosur në to për të ju nënshtruar dekompozimit apo (dekompostimit) natyror. Kjo formë e asgjësimit nuk ndot ambientin dhe nuk paraqet rrezik fitosanitar. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)