23 Dhjetor 2024

Asgjësohen 64 krerë dhi më Brucellozë

Prishtinë, 29 tetor - Sot, është bërë asgjësimi i 64 krerë dhi të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucellozës.

Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqënjes së Kafshëve e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pas marrjes së informatës nga IKSHPK për rastet e njerëzve të infektuar me këtë sëmundje ka filluar hulumtimin diagnostik të fermave të zonës ku ka identifikuar fermën e cila ka të pranishme këtë sëmundje në bazë të marrjes së mostrave të gjakut nga kafshët të cilat janë dërguar për analiza laboratorike. Rezultatet e analizave të kryera kanë konfirmuar praninë e shkaktarit të kësaj sëmundje tek tufa e caktuar në Fshatin Zhegër, Komuna e Gjilanit.

Me identifikimin e fermës nga ana e AUV-së janë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek kafshët dhe njerëzit, në këtë veprim ferma është futur në izolim ku nuk është lejuar konsumimi i produkteve që dalin nga kjo fermë, pastaj është vendosur masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve dhe nuk është lejuar ripopullimi i fermës në fjalë.

Si masë me e mirë mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve të zonës është vendosur të bëhet asgjësimi i kësaj tufe për të pamundësuar që sëmundja të prek të tjerët.

Asgjësimi është kryer nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të AUV-së qendër, nga Zyra regjionale e AUV-së  Gjilan, dhe  zyrtaret përgjegjës të Kuvendit Komunal Gjilan. Procesi është kryer me profesionalizëm duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për rate të tilla.

Në fillim janë marrë kafshët nga ferma dhe janë transportuar deri në vendin e caktuar larg vendbanimeve ku është bërë therja, groposja, dhe dezinfektimi i hapësirës përreth vendit ku janë groposur kafshët.

Ferma e liruar nga kafshët është dezinfektuar dhe është vënë masa e ndalimit të ripopullimit me kafshë të reja në afat prej 6 muajsh nga data e kryerjes së dezinfektimit.

Me këtë veprim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë parandalimin e përhapjes së sëmundjes në njerëz dhe kafshë, duke i respektuar të gjitha rregullat ligjore për të ruajtur  shëndetin e përgjithshëm publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)