25 Dhjetor 2024

Asgjësohen 23 ton limon me pesticide

Prishtinë, 1 tetor - Autoritetet që veprojnë në kufi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, të enjten kanë asgjësuar një ngarkesë me limon prej 23 tona e cila ishte e ndaluar në pikën kufitare Vermicë.

“Inspektorati i AUV-së nxori vendim për asgjësim të kësaj sasie. Nën përcjelljen e agjencive që veprojnë në kuadër të MIK-ut ( Menaxhimi i Integruar i Kufirit) mauna nga vija e gjelbër zona neutrale ka shkuar direkt në deponin e mbeturinave Eko Regjioni Prizren me lokacion në komunën e  Dragashit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka pranuar informatën nga RASFF sistem (Sistemi i alarmit të shpejt për ushqimet të njerëzve dhe ushqime për kafshë) i Komisionit Evropian, se një ngarkesë me limon me origjinë nga Turqia që ka për destinacion Kosovën, është me prezencë të mbetjeve në pesticide mbi nivelin e lejuar. Kjo pasi i janë kryer analizat laboratorike në kufirin e parë hyrës të Bashkimit Evropian përmes të cilave është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit ‘’Biphenly’’”, thuhet në komunikatën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas AUV-it, në momentin e ardhjes së ngarkesës në kufi, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë, Inspektori Fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka nxjerrë vendim për refuzim të importit të ngarkesës dhe nuk është lejuar fare hyrja në territorin e Republikës së Kosovës. “Refuzimi nënkupton se ngarkesa nuk i plotëson kushtet për import dhe se duhet të kthehet në vendin e origjinës. Nëse pala importuese nuk arrin t’a kthej në vendin e origjinës, paraqet kërkesë pranë AUV-së për asgjësim. Inspektorati bazuar në procedurat ligjore përcakton vendin e asgjësimit i cili i plotëson kushtet për mos ndotje të ambientit.

Autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në kufij, përveç kontrollit të rregullt sipas procedurave standarde operative, ato bashkëpunojnë edhe me autoritete ndërkombëtare për shkëmbim informatash, me qellim të parandalimit të hyrjes në treg të produkteve të dyshimta. Në secilin rast të lajmërimit të ndonjë dyshimi gjithmonë veprohet sipas ligjeve në fuqi”, është thënë në komunikatën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)