Asgjësohen 142 krerë dele pozitiv në sëmundjen e Brucelozës
Prishtinë, 21 dhjetor - Në kuadër te mbrojtjes se shëndetit publik dhe shëndetit te kafshëve, dje është bërë asgjësimi i 142 krerë dele të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e Brucelozës.
Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve ne kuadër te Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, pas marrjes së informatës nga Instituti Kombëtare i Shëndetit Publike te Kosovës (IKSHPK) për rastet e njerëzve të infektuar me këtë sëmundje ka filluar hulumtimin epidemiologjike dhe diagnostike të fermave të zonës ku ka identifikuar fermën e dyshuar për pranin dhe përhapjen e kësaj sëmundje.
Rezultatet e hulumtimeve te kryera kanë konfirmuar prezencën e shkaktarit të kësaj sëmundje (Bacilli melitensis) tek tufa e deleve në fshatin Lubizhdë, komuna e Malishevës.
Nga ana e AUV-së janë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek njerëzit dhe kafshët duke futur fermën në izolim mos lejimin e konsumit të qumështit dhe produkteve që dalin nga kjo fermë si dhe është vendosur masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve dhe ripopullimi i fermës në fjalë
Si masë përfundimtare është vendosur të bëhet asgjësimi i kësaj tufe, e cila është bere nga ekipi profesional i AUV-se nga niveli qendror për menaxhimin e rasteve emergjente te sëmundjeve i asistuar edhe nga niveli lokal dhe policia e Kosovës duke i respektuar te gjitha procedurat e parapara konform legjislacionit ne fuqi.
Vendi i asgjësimit është përcaktuar nga Komuna e Malishevës ne një hapësirë e cila është jashtë vendbanimit. Mënyra e asgjësimit përmes therjes humane ,masat tjera dezinfektuese, përmasat e gropës, thellësia ne te cilën janë të varrosur pamundësojnë çfarëdo rreziku infektiv nga ky vend.
I gjithë aksioni ka zgjatur nga ora 8 e mëngjesit deri ne ora 18 ne mbrëmje, përfshihet edhe dezinfektimi i stallës dhe hapësirat tjera të qëndrimit të kafshëve. Me procesverbal të inspektorit i ndalohet fermerit qe ne përudhen prej 6 muajsh të mos ripopulloj fermën.
\"Ne si autoritet për shëndetin dhe mirëqenën e kafshëve gjithmonë ndërmarrim veprimet e nevojshme për ta ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik përmes masave qe ndërmarrim ne rastet e sëmundjeve të kafshëve.\"