ANP mbjell drunj me mbishkrime nga fëmijët e stafit te Limak

Prishtinë, 26 prill - Kompania Limak që menaxhon me Aeroportin "Adem Jashari" mbjell drunj me mbishkrime nga fëmijët e stafit te Limak - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës .
"Në një kohe kur ndotja e mjedisit është bërë fenomen shqetesues në vendin tonë, kompania Limak qe menaxhon me ANP "Adem Jashari" është e përkushtuar maksimalisht që të operoj sipas standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit\", thekson zyra për marrëdhënje me publikun e ANP-së.
"Pervec kësaj, me qëllim te ngritjes se vëtëdijes për rolin e shoqërisë dhe korporatave në këtë aspekt, ne kemi planifikuar qe te mbjellim drunj me mbishkrime nga fëmijët e stafit te Limak/Aeroporti Nderkombetar i Prishtines", thuhet me tutje në njoftimin e ANP-së.