Analizat e AUV tregojnë siguri të lartë të produkteve vendore
Prandaj, konstatojmë se raporti i lexuar në shtyp nuk është i qëndrueshëm sa i përket mbetjeve të rrezikshme në ushqimin aq më pak rrezikut për vdekjetë konsumatorit Kosovarë .
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, qysh nga viti 2006 përpilon Planin Nacional të Mbetjeve me të cilin analizohen produkte me prejardhje shtazore në prezencë të mbetjeve nga kemikaljet e ndryshme të cilat eventualisht mund të gjenden në ambientin ku qëndrojnë dhe ushqehen kafshët shtëpiake të cilat përdoren për ushqim si dhe mbetje të barërave të cilat mund të shfrytëzohen për mjekimin e kafshëve apo ndihmojnë në preventivën e sëmundjeve të kafshëve dhe rritjen e prodhimtarisë bujqësore.
Këto mbetje të kemikaljeve ose agjentëve kimik që në terminologjinë shkencore njihen si kontaminant ose kontaminues në ushqim janë zakonisht Hormonet,Antibiotikët Mikotoksinet,kompozimet Organofosforike dhe Organoklorike,dhe metalet e rënda siq janë Plumbi,Kadmiumi,Merkuri dhe Arseni.
Të gjitha këto mbetje, në sasi të larta në ushqim, paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut ,prandaj nga institucione të larta shkencore në bazë të hulumtimeve të ndryshme janë përcaktuar edhe limitet maksimale të prezencës së lejuar të tyre në organizmin e kafshëve dhe produktet e tyre.
Këto limite definohen edhe në aktet legjislative të Autoriteteve Kompetente, të cilat obligohen të monitorojnë nivelin e këtyre mbetjeve në popullacionin e kafshëve dhe ushqimit të prodhuar dhe plasuar në treg.
Akte legjislative të këtilla, ka të adaptuara edhe Republika e Kosovës (Udhëzim Administrativ MA-NR. 14/2006 Mbi caktimin e kufirit maksimal të mbetjeve;dhe
Udhëzim Administrativ MA-NR 26/2005 mbi masat për monitorimin e substancave të caktuara dhe mbetjet e tyre në kafshë të gjalla dhe produktet e tyre) të bazuara në rregulloret e Komisionit Evropian (regullorja EEC 2377/90 dhe Direktiva 96/23/EC) me parametra dhe limite pikërisht të njëjta si ato që praktikohen në vendet anëtare të BE-së.
Rrjedhimisht nga legjislacioni i lartpërmendur, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë harton edhe planin vjetor kombëtarë për monitorimin e mbetjeve ,me të cilin monitorohen sasitë e mbetjeve në kafshët e gjalla dhe produkteve të kafshëve duke u bazuar në praktikat e BE-së në metodat e selektimit të mostrave sipas sasisë së përafërt të prodhimtarisë dhe veçanërisht, duke i përfshirë produktet nga i tërë territori i Republikës së Kosovës.
Mostrat e përzgjedhura të mishit ,qumështit ,vezëve dhe mjaltit,deri më tani janë analizuara me metodat analitike të akredituara për analizat e mbetjeve,në laboratorë jashtë vendit ,konkretisht në laboratorët e Fakultetit të Veterinarisë në Shkup,përderisa të krijohen kapacitetet laboratorike vendore me burime njerëzore,akreditim dhe implementim të standardeve të kërkuara.
Në vazhdim janë të prezantuara të dhënat për analizat për vitet e kaluara :
2007 980 mostra të gjitha analizat janë negative.
2008 1383 mostra të gjitha analizat janë negative.
2009 564 mostra një mostër e mishit me vlera të rritura të metalit të
Kadmiumit. 4.45 mg/kg kurse limiti i lejuar është 1.0
2010 390 mostra dy mostra të qumështit me nivele të rritura të metalit të Plumbit njëra me vlerë 0.03 mg/kg dhe tjetra 0.04 mg/kg kurse limitit maksimal i lejuar është 0.02 mg/kg
AUV ka kontakte te rregullta me zyrtaret e KE dhe me projekte te ndryshme te Bashkimit Evropian dhe gjatë vitit 2010 për herë të parë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pasur edhe misionin për vlerësimin e Planit të Monitorimi të Mbetjeve nga ana e Zyrës për Ushqim dhe Veterinari(FVO) nga Komisioni Evropian me qëllim të vlerësimit të vetë planit,metodave të hartimit dhe zbatimit të tij si dhe kapacitetet dhe përgatitjet profesionale të burimeve njerëzore lidhur me Monitorimin e Mbetjeve.
Komentet dhe sugjerimet e misionit janë në përmbushje e sipër me qëllim të përsosjes së planit si dhe përfitimit të të dhënave sa më të sakta .