Ambasadori japonez u zotua se do t’i mbjelli 30 drunj në parqet e Prishtinës
Prishtinë, 21 mars - Kryetari âShpend âAhmeti takoi sot Ambasadorin japonez Kiyoshi Koinuma me të cilin diskutoi për zhvillimit politike në Kosovë në përgjithësi, si dhe për projektet e mandatit të dytë qeverisës në Prishtinë në veçanti.
Përgjatë këtij takimi u fol për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim realizimin e projekteve të mira për qytetarët.
Kësisoj, për fillim, Ambasadori japonez u zotua se do t’i mbjellin 30 drunj të llojit “Cherry Blossom”, drunj këta karakteristik të vendit të tij, që do ta zbukurojnë njërin nga parqet e Prishtinës.