Ambasada e Francës promovon verërat dhe djathëra francezë
Prishtinë, 15 nëntor - Ambasada e Francës në Kosovë organizon mbrëmjen Beaujolais Nouveau, e cila është një mundësi për t’i shijuar verërat Beaujolais 2018, shoqëruar me djathëra francezë, të gjitha në një atmosferë muzikore dhe miqësore.
Festimet e emërtuara "Beaujolais Nouveau" kanë një shtrirje ndërkombëtare nëpërmjet organizimit, në fund të vitit, të ngjarjeve festive në katër anët e botës.