Ambasada amerikane mbështetë promovimin e mjedrës në Kosovë
Prishtinë, 18 gusht - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikës (ShBA) në Kosovë Greg Delawie, i shoqëruar nga Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do të vizitojë fermerët pjesmarrës në Ditët e Promovimit të Mjedrës.
USAID-i, fillimisht përmes programit Mundësitë e Reja në Bujqësi (NOA) e më rishtrazi përmes Zhvillimit Bujqësor dhe Mundësive Rurale (AGRO), mbështetë prodhimin e varieteteve të ndryshme të frutave.
Ky është viti i pestë që Ambasada mbështetë promovimin e mjedrës së freskët të Kosovës.