23 Dhjetor 2024

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” vazhdon sot në Gjilan

Prishtinë, 25 qershor - Sot në Komunën e Gjilanit, do të organizohet aksion i madh pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksioni i sotëm “Ta Pastrojmë Gjilanin” është vazhdimësi e 5 Qershorit, Ditës Botërore të Mjedisit, ndërsa organizohet nga Komuna e Gjilanit, Organizata “Let’s Do It Kosova”, dhe mbështetet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Në aksionin e sotëm që nis para teatrit të Gjilanit, merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. Aksioni vazhdon tek ish-biblioteka e vjetër, ku do të pastrohet lokacioni i përcaktuar.

Tutje, aktivitetet vazhdojnë ku do të bëhet pastrim i lokacionit dhe mbjellje e drunjve tek ish-objekti i burgut të Gjilanit.

Në kuadër të kësaj dite do të ketë edhe aktivitete tjera që do të vazhdojnë deri pasdite, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve do t’ju sigurohet nga një shujtë, pije dhe gjitha pajisjet e nevojshme.

Përveç pjesëmarrjes së vullnetarëve të shumtë, Let’s Do It Kosova do të dhurojë edhe thasë për mbeturina, maica, dorëza, çanta, si dhe ka mundësuar në bashkëpunim me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive, që mbetjet e grumbulluara të dërgohen në deponi legale.

Në aksion, Kompania “Ecohigjiena” do të ofrojë makinerinë e saj për largimin e mbeturinave, ndërsa Let’s Do It Kosova i ka ofruar derivate, përmes projektit që financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aksionit do t’i bashkëngjiten të gjitha Drejtoritë e Komunës së Gjilanit, ku përveç pjesëmarrjes së stafit të tyre në aksion, kanë qenë të angazhuara në organizimin e aksionit të nesërm.

Në aksion do të marrin pjesë ndërmarrje publike, nxënës të shkollave, rotarianë, administrata e Komunës, vullnetarë nga organizata e qendrës rinore dhe qytetarë të Komunës së Gjilanit.

Përmes kësaj komunikate, Let’s Do It Kosova u bën thirrje të gjithë gjilanasve që t’i bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave.

Let’s Do It Kosova po ashtu ju njofton se aksionet në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të vazhdojnë edhe më tej, deri në Ditën e Pastrimit të Botës më 15 shtator 2018, që organizohet edhe në Kosovë, në mesin e 200 vendeve të tjera të botës.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)